6 familje në Bërxull rrezikohen tu shemben shtëpitë, kërcënojnë me aktin ekstrem: Do digjemi me benzinë

6 familje në Bërxull rrezikohen tu shemben…

6 familje në zonën e Bërxullës protestojnë kundër shembjes së shtëpive të tyre madje kërcënojnë të marrin aktin ekstrem të djegies me benzinë.

Shtëpitë e tyre preken nga rruga autostrada Thuamanë-Kashar, ndërsa banorët deklarojnë se pretendojnë dëmshpërblim ose banesa të reja.

Banorët denoncojnë se janë mashtruar dhe se në skemën e dëmshpërblimeve kanë hyrë vetëm familjet që kanë paguar para.

Na kanë nxjerrë jashtë. Duam dëmshpërblimin ose banesa. Nuk ikim nga këtu. Kam bërë gati shishen e benzinës do të digjem këtu. Kanë dy muaj që vijnë rreth shtëpisë tonë. Shteti nuk ka marrë asnjë masë. Edhe në komisariat kur kemi shkuar na kanë përzënë. Jemi 6 familje, 40 persona”, thotë një prej aty. Ndërkohë në zonë janë forca të shtuara policore dhe IKMT.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit