6 fshatra në Shkodër pa ujë| Bizneset e gurores ndotin tubacionet, nuk pyesin as për Bashkinë

6 fshatra në Shkodër pa ujë| Bizneset…

Mbetjet e guroreve në afërsi të 6 fshatrave në Postribë të Shkodrës kanë lënë me qindra banorë pa ujë të pijshëm. Uji në rrubinet sipas tyre vjen i turbullt, duke i detyruar të dalin në një protestë. Ata akuzojnë ministrinë e Mjedisit dhe bashkinë Shkodër që kanë lejuar ndërtimin e një guroreje, e cila është përgjegjëse e mungesë së ujit të pijshëm.

Nga Njësia Administrative Postribë thueht se problemi ka vite që ekziston dhe se ende nuk janë marrë masat e duhura. Nga ana tjetër banorët detyrohen të blejnë ujë si për të pirë, por edhe për shërbime të tjera ditore.

“Për këtë ujë të pijshëm, shkojmë dhe mbushim një tjetër vend ose e blejmë, ky ujë nuk është as me la të bardhat në lavatricë, ne i bëjmë thirrje pushtetit lokal, kujt kemi për t’i bërë thirrje tjetër banorëve. Ai ujë nuk pihet, në lokale nuk kanë mundësi me ble ujë, mirëpo rrinë uji në gotë, e pimë kafen pa ujë”

“Jetoj jashtë shtetit, kam ardhur në shtëpi dhe e kam gjetur ujin pus, ka përgjegjësi ndac bashkia, ajo zonja që nxehet atje dhe ky popull nuk ka bukë për të ngrënë, jo për blerë ujë, protesta për ditë, me blloku rrugët derisa sa të vijë zgjidhja”.

“Blej 2 mijë lekë në ditë ujë, unë pensionist, është një problem që zgjidhet vetëm të largohet gurorja, i bëj thirrje bashkisë, deri te ministri i mjedisit, te Lefter Koka me shokë, po paguajmë për ujë të pijshëm, protestat do i vazhdojmë, uji ka qenë i mirë”, thanë banorët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit