6 humbje jete në Maqedoninë e Veriut, më shumë të shëruar se infektime të reja

6 humbje jete në Maqedoninë e Veriut,…

Maqedonia e Veriut vijon me shifra të larta nga koronavirusi, por ka edhe lajme të mira.

Nga 1025 testime të kryera, 128 persona dolën pozitivë me COVID-19.

Por, lajmi i mirë është se ditën e kaluar pati më shumë të shëruar se sa të infektuar.

Plot 137 persona e fituan betejën me virusin.

Shkupi regjistroi më shumë raste sot, 52 ndjekur nga Shtipi 29 teksa shihet një rënie drastike e rasteve në qytetet shqiptare, përjashtuar Gostivarin që kishte 13.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit