Gjashtë minuta puthje djegin më shumë kalori se njëzet minuta ecje… Tingëllon si justifikimi i përkryer për t’i shpëtuar kardios, apo jo?
Për fat të keq, shkenca nuk është plotësisht dakord me këtë. Puthja është aktivitet fizik. Muskujt e fytyrës punojnë, qëndrimi i trupit ndryshon dhe rrahjet e zemrës mund të shtohen, sidomos kur gjërat bëhen pak më të pasionuara.
Por djegia aktuale e kalorive është relativisht e vogël. Një puthje e lehtë mund të djegë vetëm pak kalori në minutë, ndërsa një sesion më intensiv stërvitjeje djeg më shumë kalori në varësi të lëvizjeve, kohëzgjatjes dhe peshës trupore.
Nga ana tjetër, ecja angazhon grupe muskulore shumë më të mëdha dhe sjell një harxhim energjie më të vazhdueshëm.
Kështu që, ndonëse puthja mund t’ju bëjë zemrën të rrahë fort, nuk është zëvendësim për hapat tuaj të përditshëm që duhet të jenë minimumi 10,000.
Si përfundim, mos u varni nga aktivitetet emocionale po shkoni në palestër!