Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen e rrugës në fshatin Krapës, në njësinë administrative Portëz, Bashkia Fier, duke treguar se ajo është dëmtuar vetëm pak muaj pas shtrimit.
Ai thotë se rreth 500 metra rrugë janë plasaritur dhe dëmtuar, ndërsa në disa pjesë asfalti paraqitet i copëzuar.
Qytetari shprehet se nuk ka kaluar ende një vit nga përfundimi i punimeve, por rruga tashmë ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. Ai thotë gjithashtu se punimet janë lënë përgjysmë dhe segmenti nuk është përfunduar deri në zonën pranë infermierisë së fshatit ashtu siç ishte parashikuar në fillim.
Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të verifikojnë gjendjen e rrugës, cilësinë e punimeve dhe arsyet përse ndërhyrja nuk është përfunduar.
Ky denoncim ngre pikëpyetje mbi cilësinë dhe qëndrueshmërinë e punimeve në këtë segment rrugor ku lekët e takspaguesve ikin dhe rezultati që mbetet është ky.