6 nxënës në mesin e viktimave, ndërpritet mësimi në shkollën fillore "Ismail Qemali" në Shkup

6 nxënës në mesin e viktimave, ndërpritet…

Aksidenti i rëndë në autostradën e Strumës në Bullgari e regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm mori jetën e 46 personave, mes tyre fëmijë, teksa plagosi dhe 7 të tjerë. Sipas mediave në Maqedoninë e veriut, në mesin e viktimave, mësohet të jenë edhe 6 nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemali” Shkup, Çair, të cilët ishin duke udhëtuar me familjarët e tyre.

Pas këtij lajmi, shkolla fillore “Ismail Qemali” ka vendosur që në nder dhe respekt të viktimave të mitur, të ndërpirtet mësimi në shkollën fillore në fjalë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit