6 pasagjerë vdesin nga 'bletët vrasëse', pasi autobusi u përplas me kosheret

6 pasagjerë vdesin nga ‘bletët vrasëse’, pasi…

Në një aksident tragjik është regjistruar në Nikaragua, ku kanë humbur jetën 6 persona. Një autobuz është përplasur me disa koshere bletësh, ku këto më pas kanë sulmuar personat brenda autobusit duke i marrë jetën. 

Ngjarja fatkeqe ndodhi gjatë një udhëtimi njëorëshe nga Jinotega në San Sebastian de Yali. Autobusi doli nga rruga dhe ra në një luginë, por tragjikisht, pasi goditi disa koshere, acaroi një tufë bletësh vrasëse.

Afërsisht 45 persona ishin në autobus kur raportohet se pësoi një problem mekanik, duke rënë 165 metra poshtë luginës dhe duke përfunduar në një plantacion kafeje. Të gjithë njerëzit i mbijetuan përplasjes, por autobusi përplasi një tufë bletësh. 

Pasagjerët u pickuan nga insektet duke i marrë jetën. Bletët afrikane konsiderohen të jenë shumë më të rrezikshme se bletët e mjaltit, pasi ato mund të pickojnë deri në dhjetë herë më shumë dhe të reagojnë ndaj shqetësimeve dhjetë herë më shpejt.

Bletët afrikane kanë shkaktuar më shumë se 1000 vdekje të raportuara në Brazil që nga vitet 1950 dhe kanë bërë rrugën e tyre në veri drejt vendeve duke përfshirë Nikaraguan dhe Shtetet e Bashkuara./NDTV

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit