6 persona shoqërohen në polici dyshohet se grabitën një shtëpi

6 persona shoqërohen në polici dyshohet se…

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos të Matit.

6 persona kanë grabitur shtëpinë e Përparim Lleshit, ndërkohë që brenda saj
ishin vetëm e ëma e tij 80-vjeçare me djalin e vogël. Ata kanë marrë 8 mijë euro dhe rreth 1 milion lekë shqiptare.

Policia për ngjarjen ka shoqëruar 6 persona deri më tani.

Njoftimi:

Klos/informacion paraprak

Rreth orës 03.30, datë 02.10.2022, në fshatin Dom, Klos, persona ende të paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, janë futur në banesën e shtetases Sh.Ll, e cila ndodhej në banesë sëbashku me djalin e saj dhe me forcë ju kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 6 persona në Komisariat, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit