6 qarqe të Shqipërisë në vitin 2024 kishin më shumë vdekje se lindje

6 qarqe të Shqipërisë në vitin 2024…

Korça është qarku me statistikat më shqetësuese sa i takon shtesës natyre përgjatë vitit 2024.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, viti i shkuar ishte me një bilanc negativ për të gjithë qarkun, pasi numri i vdekjeve ishte më i lartë se numri i lindjeve, përkatësisht 1 929 persona humbën jetën, dhe vetëm 1 155 foshnje lindën. Diferenca është 774 persona.

Por Korça nuk është i vetmi qark me bilanc negativ, pasi në këtë listë janë dhe qarqe si Fieri, me 584 vdekje më shumë se sa lindje, Vlora me 554, Berati 368, Gjirokastra 354, Shkodra 176 dhe Elbasani 142 vdekje më shumë se lindje.

Shifrat flasin për një plakje të madhe të popullsisë në këto qarqe, të cilat nga viti në vit përveç numrit të lartë të vdekjeve, janë prekur dhe nga largimi i shumtë i banorëve në qytete më të mëdha. Raportet ndërkombëtare sugjerojnë se deri në vitin 2050, Shqipëria mund të humbasë 25% të popullsisë së saj.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit