6 shqiptarë të vdekur në aksidentin hekurudhor në Larisa, publikohen emrat e viktimave

6 shqiptarë të vdekur në aksidentin hekurudhor…

Përplasja e dy trenave në Larisa shkaktoi të paktën 57 viktima dhe la të plagosur dhjetra udhëtarë të tjerë. Shumica e viktimave u identifikuan vetëm nëpërmjet ADN-së, pasi trupat e tyre u dëmtuan deri në atë pikë sa nuk identifikoheshin dot nga pamja e jashtme. E në mesin e viktimave pati edhe shqiptarë, nga të cilët pjesë e stafit hekurudhor dhe studentë.

Pavlin Bozo ishte i punësuar në një nga trenat që u përplas në Larisë. 60-vjeçari nga Lushnja ishte në krye të detyrës kur ndodhi aksidenti fatal. Ndërkohë në mesin e viktimave janë edhe studentët shqiptarë, Klaudia Lato, Denis Ruçi, Ifigjenia Micka, Erieta Molko dhe Ioanis Xhiollas.

Lajmi konfimohet nga Ministria e Jashme teksa 5 marsi është cilësuar si ditë zie në Shqipëri, në nder të viktimave të aksidentit tragjik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit