6 tërmete godasin Bulqizën, qytetarët: U frikëm mjaft, u tund mirë!

6 tërmete godasin Bulqizën, qytetarët: U frikëm…

Brenda pak orëve, qyteti I Bulqizës është goditur nga 6 tërmete, ku më i forti ishte i shkallës 4.5 Rihter. Tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytet, teksa njësitë administrative më të prekura në Dibër janë e Gjoricës si dhe ajo e Shupenzës.

Tërmeti ka shkaktuar dëme materiale në fshatin Topojan në Njësinë Administrative Shupenzë. Njësia administrative Gjoricë ka pësuar plasaritje dhe dëmtime dhe punonjësit kanë dalë nga zyrat nga frika. Ndërkohë pas lëkundjeve në një pronocim për mediat, qytetarët e Dibrës, janë shprehur se kanë ndjerë 4 lëkundje, teksa nga frika kanë dalë jashtë për të mos rrezikuar jetën.

“U frikëm mjaft mo, shumë, dy herë, është fuqi madhore ajo, nuk na pyet ne. Dolëm përjashta sa u qetësua gjendja. Dy tre herë u tund mirë, nuk dimë gjë për dëme në banesa”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit