6 vite pa Ergi Dinin, Barbana prek me dedikimin: S’do të gjej kurrë ngushëllim për ikjen tënde

6 vite pa Ergi Dinin, Barbana prek…

Kanë kaluar 6 vite nga ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur, Ergi Dini. Ai humbi jetën pas një aksidenti të rëndë me motor në Tiranë. Motra e tij, Barbana Dini e ka kujtuar vëllain e ndjerë me disa fjalë prekëse teksa shprehet se asgjë nuk do të mund ta përmbushë boshllëkun që i ka lënë ikja e tij.

Ajo shprehet se kjo datë për të është dita më e keqe. Këngëtarja tha se ikja e Ergit është ajo gjë për të cilën nuk ka gjetur kurrë ngushëllim.

“Nese do me pyesnin cila eshte dita me e keqe e jetes time,do thoja eshte pikerisht kjo date!Dita kur ti ike nga kjo jete,padrejtesisht!Kane kaluar 6 vite,kur e mendoj me duket si dje sepse dhimbja eshte cdo dite e njejte,aty,dhe vetem shtohet!Nga ana tjeter kane kaluar 6 vite dhe me duken sikur kam 600 vite mbi supe.

Dhimbje, mall dhe boshllek pafund! Ikja jote eshte ajo gje per te cilen nuk gjeta,as nuk do gjej dot kurre ngushellim dhe kjo ma ben shpirtin copash cdo dite! Sa gjera do doja te ndaja me ty…nuk kam fjale,nuk di ta pershkruaj cfare ndjej,vetem di qe eshte gjeja me e veshtire qe njeriu mund te provoje!

Pusho ne paqe engjelli im,brenga ime me e madhe!Je aty ne cdo mendim timin cdo mengjes kur zgjohem dhe cdo mbremje kur shtrihem te fle!?, ka shkruar këngëtarja e njohur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit