60% e punonjësve me paga të ulëta punojnë 'në të zezë'

60% e punonjësve me paga të ulëta…

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka publikuar një raport sa i përket nivelit të punëtorëve që ushtrojnë profesion në informalitet pra jo të siguruar, dhe atyre që punojnë konform ligjeve të kushtetutës.

Për Shqipërinë raporti tregon se informaliteti është një fenomen i përhapur në tregun e pundhënies, ku këta të fundit nuk i paraqesin punonjësit e tyre në sistemin e sigurimeve duke i mbajtur në të ‘zezë’. Pjesën më të madhe të punonjësve informalë e mbajnë ata me paga më të ulëta të cilët përfaqësojnë 60%, 20% e punonjësve informalë dominohet nga ata me paga të mesme dhe pjesa tjetër nga ata me paga larta.

Sipas OECD, pagat e ulëta janë konsideruar ato që janë më pak se 50% e pagës mesatare, pagat e mesme nga 50-150% e mesatares dhe pagat e larta mbi 150% e mesatare. Pavarësisht reformave të ndërmarra, fenomeni i punësimeve të pasiguruara nuk është zhdukur nga tregu por vijon të jetë prezent me një numër të madh të punësuarish.

Mossigurimi i punonjësve sjell probleme në aspektet sociale të jetës shoqërore, pasi kjo kategori punonjësish nuk përfitojnë asnjë siguracion social, shëndetësor, kanë pagë më të ulët, nuk përfitojnë të drejta ligjore, madje ‘puna në të zezë’ dëmton sistemin e pensioneve dhe ndihmës ekonomike për përfituesit e tyre, citon raporti OECD.

Punonjësit informalë të cilët paguhen dhe më pak, përgjithësisht nuk kanë nivelin arsimor të shkollës së mesme ose të lartë pra nuk posedojnë një diplomë profesionale, dhe zakonisht kanë njohuri elementare të sektorit të punës që bëjnë, në të shumtën e rasteve punë krahu! Sipas të njëjtit raport, në rang global përafërsisht 45% e punonjësve informal kanë vetëm arsimin fillor ose më pak!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit