60% e shqiptarëve janë të pakënaqur nga vendi i punës

60% e shqiptarëve janë të pakënaqur nga…

Nëpërmjet një sondazhi të kryer nga kompania Ep& Partners Consultancy (EPPC), rezulton se gjatë vitit 2022, rreth 60% e punonjësve në Shqipëri ishin të pakënaqur nga vendi i punës.

Ky rezultat ka nxjerrë në pah pakënaqësinë e punonjësve të vendit tonë, ku në krahasim me Kosovën ishte më i lartë. Në Kosovë vetëm 43% e punonjësve shpreheshin të pakënaqur.

Në Shqipëri niveli i pakënaqësisë mbetet i pandryshuar që nga viti 2019 duke qëndurar kështu në të njëjtin nivel.

Ndërsa në Kosovë shihet një rënie e konsiderueshme e nivelit të pakënaqësisë në punë me 2022 me 43 % nga rreth 60 % që ishte ky tregues në vitin 2019.

Në Shqipëri nga totali i të anketuarve 8% ishin të pakënaqur me punën që bënin dhe vetëm 7 % e pjesëmarrëse në sondazh ishin shumë të kënaqur.

Ata e rendisnin një sërë arsyesh të pakënaqësisë si: pamundësia për karrierë,  mungesa e mundësive për trajnim dhe paga.

Në Kosovë kënaqësia në vendin e punës është përmirësuar ndjeshëm, pasi shumica e punonjësve ndjehen mirë me punën që bëjnë.

Niveli më i lartë i pakënaqësisë është më i lartë në grup-moshat e reja.  Nga punonjësit 18-29 vjeç, 63% e tyre ishin të pakënaqur, ndërsa tek punonjësit mbi 55 vjeç  ishin 57 % të pakënaqur. Punonjësit e moshës 30-55 vjeç ishin 58% të pakënaqur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit