60 milion euro investim, rruga Korçë-Ersekë shembet pa u inaguruar

60 milion euro investim, rruga Korçë-Ersekë shembet…

Ende pa u inauguruar përfundimisht, rruga e re Korçë-Ersekë më një gjatësi 35 km ka dalë jashtë përdorimit për qytetarët!

Cilësia e dobët e punimeve ka bërë që pjesa e këtij aksi në vendin e njohur Qafa e Qarrit të shembet, duke u fundosur dhe bërë të pamundur kalimin e automjeteve. Kjo pjesë e rrugës sapo ishte ndërtuar, por punimet nuk kanë qenë aspak cilësore.

Ky aks edhe pse në ndërtim e sipër ishte hapur për përdorim nga qytetarët dhe në të çdo ditë kalonin qindra automjete. Plasaritjet e asfaltit janë raportuar dhe disa ditë më parë, ndërsa këtë të shtunë (17 shkurt 2024) rruga është shembur komplet duke krijuar një gropë të madhe. Fatmirësisht në momentin e shembjes mbi të nuk ka pasur automjete në qarkullim, duke shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

Rruga është propaganduar shumë nga qeveria, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, si një investim që do shkurtojë distancën me Korçën për disa minuta duke u ardhur në ndihmë banorëve. “Tashmë kantieri është në një fazë shumë të avancuar, pjesa e parë e Lotit të Dytë është përfunduar në 99 %”, deklaronte kohë më parë ministrja Balluku.

Kostot e këtij investimi përllogariten në 60 milion euro, teksa aksi konsiderohet i kategorisë C, 8.5 metër e gjerë dhe me një karrexhatë lëvizje për sens. Edhe pse miliona euro janë derdhur për këtë investim, edhe disa të tjera do të shkojnë për riparimin e defekteve të saj.

E gjitha kjo ngre dyshime të arsyeshme se me buxhetin e këtij aksi është abuzuar në vjedhje fondesh. Pas këtij lajmi reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, ku banorët i kanë kërkuar SPAK dhe nisjen e një hetimi!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit