60 milionë $ tender 'qyl'/ Shpallet në kërkim ndërkombëtar Klodian Mërtiri i 'Rilindjes'

60 milionë $ tender ‘qyl’/ Shpallet në…

Klodian Mërtiri biznesmeni famëkeq i inceneratorëve të mbetjeve, ai që nuk i ka hyrë “gjemb në këmbë”, falë mbështetjes së qeverisë, është përfshirë në një aferë korruptive në Zimbabve, teksa është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Historia qëndron kështu: Mërtiri është shfaqur në shtetin e largët afrikan me emrin Ilir Dedja, dhe kompania e tij “DRAX SAGL”, ka përfituar një tender në fushën e shëndetësisë në vlerën e 60 MLN Eurove, me qëllim furnizimin me aparatura mjekësore dhe medikamente kundër Covid-19 kompaninë shtetërore “NATPHARMA”.

Administratori i kompanisë së Mërtirit, Delish Nguvwaya (ky një biznesmen nga Zimbabve), ka qenë më parë i dënuar për pastrim parash dhe ka rënë së fundmi në pranga. Nguwaya, ka një të kaluar kriminale, përfshirë arrestime të shumta për grabitje me armë dhe posedim kokaine.

Shteti afrikan ka nisur një hetim të thelluar mbi këtë skandal. Ndërkohë, ditën e sotme është vënë në pranga edhe ministri i Shëndetësisë i Zimbabve, Obadiah Moyo. Ky i fundit, akuzohet për aferë të paligjshme për faktin se, i ka dhënë pa garë, kundër rregullave të prokurimit, tenderin e majmë kompanisë së Klodian Mertirit, e cila rezulton se ka si funksion vetëm shërbime këshillimore në këtë fushë.

Gjithashtu, edhe 3 administratorë të “NETAPHARMA” janë ndaluar dhe janë paraqitur në gjykatë për të dhënë shpjegime.

Lidhja e administratorit afrikan të Klodian Mërtirit, Dalish Nguvaya me djalin e presidentit të Zimbabve

Në këtë lojë të pistë të pastrimit të parave të Mërtirit është përfshirë edhe Kollins Mnangagva, djali i Presidentit të Zimbabve, Emmerson Mnangagva.

Dyshohet se administratori i Mërtirit ka shfrytëzuar lidhjet e tij me djalin e presidentit për të përfituar tenderin e majmë. Akuzat për lidhje mes tyre, janë mohuar nga të dyja palët.

DRAX INTERNATIONAL, kompania e Mërtirit në parajsë fiskale

Kompania ndërkombëtare e Mërtirit, me seli në Zvicër dhe Dubai ka nënshkruar 2 kontrata me vlerë 20 milionë dollarë dhe 40 milionë dollarë. Në bazë të këtyre kontratave, kompania e Klodian Mërtirit, merrte përsipër furnizimin e agjencisë shtetërore shëndetësore të Zimbabves, NATPHARMA, me pajisjet e nevojshme për përballimin e Koronavirusit.

Kompania e Mërtirit rezulton se, ka transferuar 2 MLN Dollarë në një parajsë fiskale dhe rezulton nën hetim edhe në shtetin hungarez.

“Hyn në lojë” INTERPOL

Interpol i ka shkruar shtetit afrikan për të dhënë informacion në lidhje me një pagesë prej 2 milionë dollarësh që qeveria e Zimbabve i ka bërë kompanisë së Klodian Mërtirit.

Autoritetet e Hungarisë kanë nisur një hetim për pastrim parash, kjo pasi kompania e Klodian Mërtirit kishte vetëm 2 javë që ishte hapur kur përfitoi pagesën prej 2 MLN Dollarësh nga qeveria e Zimbabve.

Në momentin që Interpol u njoftua mbi këtë pagesë, Mërtiri hapi një degë tjetër të kompanisë së tij në Dubai dhe transferoi aty 2 MLN Dollarë në një llogari në ishujt Mauritius, vendi i parajsave fiskale në Afrikë.

Interpoli i Budapestit i dërgoi Policisë së Zimbabves kërkesë në datës 29 Prill 2020: Këto kompani, (në pronësi të Ilir Dedja-alias Klodian Mërtiri) mund të jenë të lidhura me të tjera kompani që janë subjekte të hetimit kriminal./Burimi: AFP/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit