608 mijë viktima dhe 14,6 milionë të infektuar në botë, që prej fillimit të pandemisë

608 mijë viktima dhe 14,6 milionë të…

Sipas Worldometers , numri i të infektuarve nga COVID-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 14,6 milionë. Më saktë 14,646,706. Ndërsa numri i viktimave ka arritur në 608,978.

SHBA-të mbajnë vendin e parë për sa i përket numri më të lartë të vdekjeve, me 143,289 viktima, ndërsa pas tyre vjen Brazili me 79,533; Britania e Madhe me 45,300; Italia me 35,045; Franca me 30,152 dhe Spanja me 28,420.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Në Shqipëri janë shënuar 112 viktima dhe 4,090 të infektuar.

Numri i të shëruarve  nga fillimi i pandemisë është 8,737,835, ndërsa rastet aktive janë rreth 5,2 milionë.

/GazetaAtdheu.com/

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit