61 pasagjerë që po ktheheshin nga Afrika e Jugut rezultojnë pozitivë me Covid Omicron

61 pasagjerë që po ktheheshin nga Afrika…

61 persona që mbërritën dje në Amsterdam me fluturimin nga Afrika e Jugut kanë rezultuar pozitivë me variantin e ri të Covid-19, sipas zyrtarëve holandezë. Pasagjerët që erdhën me dy fluturime tani janë vendosur në izolim në një hotel afër aeroportit Schiphol të kryeqytetit.

Në total, rreth 600 pasagjerë u mbajtën për disa orë pas uljes në vend teksa u testuan për virusin, pasi zyrtarët në Holandë dhe jo vetëm janë gjithnjë e më të shqetësuar për përhapjen e variantit Omicron të virusit, i cili u emërua si një variant shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të premten, raporton LADBIBLE.

Virusi u diktua për herë të parë në Afrikën e Jugut më 24 nëntor dhe ka bërë që shumë vende të vendosin kufizime udhëtimi në Afrikën e Jugut dhe disa fqinjë të afërt. Mbretëria e Bashkuar ishte një nga vendet që vendosi kufizime për Afrikën e Jugut, Lesoton, Botsvanan, Zimbabven, Esëatinin dhe Namibinë. Holanda është aktualisht në një bllokim të pjesshëm pasi vendi së bashku me shumë shtete të tjera në Evropë po përpiqet të ndalojë rritjen e rasteve të Covid-19.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit