61-vjeçari në Elbasan bie nga lartësia godinës së biznesit, përfundon në spital

 61-vjeçari në Elbasan bie nga lartësia godinës…

Një 61-vjeçar me inicialet S. K., ka rënë aksidentalisht nga lartësia e godinës së një biznesi në Elbasan. Pas ngjarjes, ai është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën e parë për t’u larguar më pas drejt shtëpisë. Për ngjarjen është proceduar penalisht 54-vjeçari me inicialet M. T., administrator i biznesit në fjalë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, gjatë punës në biznesin privat që administron 54-vjeçari, ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia, shtetasi S. K., 61 vjeç. Ky shtetas ka marrë ndihmë në spital dhe më pas është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit