62-vjeçari i dehur në Kuçovë rrëzohet nga shkallët, vdes në vend

62-vjeçari i dehur në Kuçovë rrëzohet nga…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 16 janarit. Konkretisht në fshatin Tapi, Kuçovë, rreth orës 19:30, një 62-vjeçar është rrëzuar nga shkallët e banesës së tij pasi ka qenë në gjendje të dehur. Fatkeqësisht 62-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.01.2024, rreth orës 19:30, në fshatin Tapi, Kuçovë, shtetasi N. T., 62 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, ka rënë nga shkallët e banesës së tij, dhe për pasojë ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit