62-vjeçari në Maliq godet me dru në kokë për motive të dobëta 64-vjeçarin

62-vjeçari në Maliq godet me dru në…

Është vënë në pranga 62-vjeçari me inicialet E.L në Maliq, për veprën penale të plagosjes me dashje. Ai ka goditur 64-vjeçarin me inicialet R.R, me dru në kokë për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 62 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dje në fshatin Pojan, për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet të fortë (dru) në kokë, shtetasin R. R., 64 vjeç, banues në Maliq, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve“, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit