62 vjeçarja do që të ketë një fëmijë të tetë me burrin 25-vjeçar

62 vjeçarja do që të ketë një…

Një grua 62-vjeçare kërkon që të ketë një fëmijë me partnerin e saj, i cili është vetëm 25 vjeç. Çifti i famshëm i TikTok, Cheryl McGregor dhe Quran McCain zbuluan planet e tyre për të pasur një fëmijë përmes një nënë surrogate në fillim të vitit ta kaluar. 

McGregor, e cila tashmë është nënë e shtatë fëmijëve dhe gjyshe 17 herë, bashkë me McCain janë përballur me kritika në internet për marrëdhënien e tyre, si dhe planet për të shpenzuar rreth 144 mijë dollarë, në mënyrë që të kenë një fëmijë së bashku.

Dyshja kanë vazhduar të flasin hapur dhe të mbrojnë aspiratat e tyre për t’u bërë prindër, me McGregor që argumenton se mosha nuk do të ndikojë në aftësinë e saj për të qenë një nënë e mirë.

McCain dhe McGregor, të cilët u martuan shtatorin e kaluar u shfaqën në episodin e djeshëm (e martë, 7 mars) të This Morning për të folur me prezantuesit Phillip Schofield dhe Holly Willoughby për planet e tyre për të pasur një fëmijë.

Kur u pyet për reagimin publik ndaj planeve të tyre për t’u bërë prindër, McGregor u përgjigj: “Mendojnë se vetëm për shkak të moshës sime, nuk mund të kujdesem për një fëmijë? Çfarë? Kam më shumë energji se gjysma e këtyre fëmijëve që kujdesen për foshnjat tani dhe nuk e shoh si problem. Unë nuk mund të kem një fëmijë vetë, por ne kemi parë mundësinë për nënë surrogate, ku deri tani jemi takuar me tre prej tyre dhe tani po kërkojmë një tjetër. Por ndoshta edhe birësim.

Ndërsa McCain tha: “Në fund të ditës, kjo është dashuria jonë dhe shumë njerëz po spekulojnë dashurinë tonë. Ju mund të thoni çfarë të doni dhe si ndiheni dhe ne nuk mund ta kontrollojmë këtë, kjo është e kuptueshme. Por pavarësisht nëse ishim në TikTok apo jo, jeta jonë ende nuk është normale për shoqërinë.”

Në komentet e tij të fundit për Schofield dhe Willoughby, McCain tha: “Ju mund të vazhdoni të shikoni përmes ekranit dhe ne do të vazhdojmë të jetojmë jetën tonë sepse jemi të lumtur. Ne jemi shumë të lumtur, kjo është një martesë e lumtur dhe e shëndetshme. Ne po kërkojmë të krijojmë familjen tonë dhe kjo është gjithçka që kemi. Ne kundër botës”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit