62-vjeçarja konsumon fotoksinë, transportohet në spitalin e Vlorës

62-vjeçarja konsumon fotoksinë, transportohet në spitalin e…

Një 62-vjeçare në Vlorë ka konsumuar fotoksinë. Pas aktit e moshuara është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, pasi është raportuar se kishte konsumuar fotoksinë. 62-vjeçarja me iniciale H.B., është paraqitur në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore rreth orës 14:00.

“Rreth orës 14:00, është paraqitur në spitalin e Vlorës, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja H. B., 62 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë. Shtetasja është në kujdesin e mjekëve, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit