63-vjeçari kërcënon me thikë bashkëfshatarin e tij, e pëson keq

63-vjeçari kërcënon me thikë bashkëfshatarin e tij,…

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar  në Memaliaj. Një 63 vjeçar me inicialet. A.L ka rënë në prangat e policisë, pasi mësohet se gjatë një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin H.M 66 vjeç, e ka kërcënuar me një thikë. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa u sekuestrua edhe thika.

Njoftimi i Plotë:

Memaliaj

Kanosi me mjet të mprehtë (thikë), një shtetas, vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 63 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, në Memaliaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka kanosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasin H. M., 66 vjeç, banues në Memaliaj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit