63-vjeçari vret me armë gjahu 52-vjeçarin në Burrel, mori hak pasi në 2013 i kishte plagosur vajzën

63-vjeçari vret me armë gjahu 52-vjeçarin në…

Një ngjarje e rëndë me një viktimë është regjistruar ditën e sotme në Burrel, ku 63-vjeçari, Islam Meta ka qëlluar për vdekje 52-vjeçarin, Petrit Kuka. Ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, pasi viktima në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e 63-vjeçarit. Mësohet se pas krimit autori i ngjarjes është vetëdorëzuar, teksa policia ka nisur hetimet për rastin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel, shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë shoqërimin e shtetasit I.M , në komisariat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit