64-vjeçari ngacmon seksualisht të miturën në Devoll, i dërgonte sms në telefonin e gjyshit

64-vjeçari ngacmon seksualisht të miturën në Devoll,…

Zenel Rushitaj nga fshati Hoçisht në Devoll është ndaluar nga Policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur vetëm 13-vjeçare.

Kjo e fundit ka dhënë deklaratën e saj në polici në prani të prindërve dhe psikologes, duke treguar për atë që kishte përjetuar. Për ngjarjen ka dëshmuar dhe nëna e vajzës, e cila ka deklaruar se 64-vjeçari Zenel Rushitaj e kishte kërcënuar të bijën kohë më parë se nëse do tregonte për ngacmimet që i bënte, ai do t’i vriste të atin.

Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet, do t’i vriste babanë. Ja ka thënë muaj më përpara. Vajza më tha që atë që mendoni ju nuk ka ndodhur. Nuk më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera. Më ka prekur me dorë. Ne e njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje-dalje. Ka dy ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pamë kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata, por nuk tregoi se kishte burrin atje. E mori dy herë, por ne nuk folëm. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lekë”, theksoi ajo.

Në fshat 64-vjeçari njihet si person problematik. Vajza ka deklaruar se bashkëfshatari e ka prekur në vende intime dhe e ka kërcënuar për të mos treguar.

“Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes“, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit