65 miliadë lekë borxh ndaj qytetarëve, kompanitë e sigurimeve si firma piramidale

65 miliadë lekë borxh ndaj qytetarëve, kompanitë…

Sumica e shqiptarëve të përfshirë në aksidente të ndryshme sot janë ende të pakompensuar nga kompanitë e sigurimeve. Këto të fundit janë kthyer si gropa thithëse të parave të qytetarëve, të cilët paguajnë çdo vit tarifat, por nuk marrin mbrapsht asgjë. Nësoj si firmat piramidale ku shqiptarëve iu premtua shpërblim i madh dhe në fund nuk morrën asgjë.

Rreth 65 miliardë lekë është borxhi i kompanive të sigurimit ndaj klienteve të tyre deri në fund të shkurtit 2023, sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare. Mësohet se një pjesë e borxhit janë dëme të miratuara por të papaguara ende. Këto dosje flenë në sirtaret e institucioneve. Në mesin e tyre ka edhe dosje në proces vlerësimi apo në procese gjyqësore.

Policia Rrugore apo Policia e Shtetit të vendosin gjobë, të heqin patentën apo të sekuestrojnë makinën nëse nuk paguan sigurimin, ama kompanitë që janë borxhlie nuk u hynë gjemb në këmbë. Ato vijojnë joshjen e klientëve me spotet propagandistike në media dhe rrjete sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit