Greqi/ Gjen vdekjen në burgun e Trikalës një 36-vjecar shqiptar

Greqi/ Gjen vdekjen në burgun e Trikalës…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në vendin fqinj, Greqi. Një 36-vjecar shqiptar është gjetur i vdekur në qeli.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Trikallës në shtetin grek. Sipas mediave greke, shqiptari është rrëzuar në qeli e pas kësaj është dërguar në spital. Mirëpo, ky variant nuk është zyrtar dhe për këtë arsye pritet autopsia.

Një auto-amulancë e transportoi shqiptarin për në spital, por ai mbërriti atje i pajetë.

Po vazhdojnë hetimet dhe pritet të zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e vdekjes të 36-vjecarit nga Shqipëri. /Lapsi.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit