66.5 mijë mjete të reja në 8 muaj, makinat elektrike rriten 2.5-fish në Shqipëri

66.5 mijë mjete të reja në 8…

Numri i automjeteve që qarkullojnë në Shqipëri vijon të rritet, me 66.5 mijë mjete të regjistruara për herë të parë gjatë periudhës janar-gusht 2026. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, shifra është pothuajse e njëjtë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa vetëm në gusht u regjistruan rreth 8.1 mijë mjete, 10% më pak se në gushtin 2025. Ngadalësimi i importeve lidhet edhe me rritjen e kostove të transportit pas tensioneve në ngushticën e Hormuzit.

Koreja e Jugut dhe Kina vijojnë të dominojnë tregun shqiptar të automjeteve. Rreth 17.5 mijë mjete të regjistruara në 8-mujor kishin origjinë nga Koreja e Jugut, ndërsa nga Kina erdhën rreth 10.6 mijë. Gjermania dhe Italia renditen më pas, me përkatësisht 7.9 mijë dhe 7.7 mijë automjete. Ndërkohë, makinat elektrike po fitojnë gjithnjë e më shumë terren, me 7,087 mjete elektrike të regjistruara në tetë muaj, 2.5 herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Volkswagen dhe Mercedes-Benz mbeten markat më të preferuara nga shqiptarët, me përkatësisht 16.5% dhe 14.7% të regjistrimeve të reja. Megjithatë, vëmendjen më të madhe e tërheq rritja e shpejtë e markës kineze BYD, e cila tashmë përbën 7% të regjistrimeve, e nxitur kryesisht nga interesi për automjetet elektrike. Në total, numri i mjeteve që qarkullojnë në vend ka arritur në rreth 1.1 milionë në fund të gushtit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit