66 lëndime në vetëm gjashtë muaj, kolonët hebrenj sulmojnë përsëri palestinezët

66 lëndime në vetëm gjashtë muaj, kolonët…

Kolonët hebrenj rrahën tre palestinezë dhe hapën zjarr ndaj automjetit të një palestinezi në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, një grup kolonësh hebrenj rrahën tre të rinj palestinezë në lindje të fshatit Teyasir pranë qytetit Tubas.

Siç raportohet, të rinjtë palestinezë janë dërguar në Spitalin Shtetëror Turk në Tubas.

Ndërkaq, sulmi tjetër ka ndodhur afër fshatit Duma në jug të Nablusit, ku një grup kolonësh kanë hapur zjarr ndaj automjetit të palestinezit Yusuf Feyyad Devabshe, tha për AA Gassan Daglas, Përgjegjës i Dosjeve të Vendbanimeve Kolone Hebreje pranë Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).

Daglas deklaroi se xhamat e automjetit janë thyer si rezultat i sulmit, por shtoi se incidenti nuk ka shkaktuar të vdekur.

Sipas të dhënave nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), nga fillimi i vitit deri më 21 maj, janë regjistruar 154 sulme ndaj pronave palestineze dhe 66 lëndime.//AA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit