66-vjeçari në Vaun e Dejë lë pa drita fshatin, preu një pemë dhe këputi telat përcjellës

66-vjeçari në Vaun e Dejë lë pa…

Një 66-vjeçar nga fshati Shelqet i Vaut të Dejës është proceduar në gjendje të lirë nga Policia.

Shtetasi me inicialet Ç. H., dyshohet se ka prerë një pemë e cila ka rënë sipër telave të energjisë elektrike. Si pasojë telat përcjellës janë këputur duke lënë pa energji elektrike banorët e fshatit Shelqet.

Kjo situatë ka vazhduar për disa orë, deri në rregullimin e defektit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ç. H., 66 vjeç, banues në fshatin Shelqet, pasi dyshohet se ka prerë një pemë që ka rënë mbi telat e energjisë elektrike, dhe si pasojë kanë mbetur përkohësisht, pa këtë shërbim, banorët e fshatin Shelqet”, njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit