67-vjeçari i depresionuar u gjet me damarë të prerë në hotel

67-vjeçari i depresionuar u gjet me damarë…

Një 67-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një hotel në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare, këtë të enjte, është gjetur i vdekur në ambientet e dhomës së një hoteli, në rrugën “Mihal Duri”, shtetasi me iniciale R. Z., 67 vjeç, lindur në Skrapar.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak se ka prerë damarët, në gjendje depresive. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit