7 gjërat që njerëzit e suksesshëm i thonë gjithmonë vetes

7 gjërat që njerëzit e suksesshëm i…

Njerëzit e suksesshëm kanë tendencë të zhvillojnë biseda shumë pozitive me vetveten. Ata kanë besim te vetja dhe se mund të arrijnë çdo gjë që mendojnë se e bëjnë. Nëse jeni tepër kritik në çdo hap që hidhni, shanset që të humbni motivimin tuaj janë të larta. Këto janë disa gjëra që njerëzit e suksesshëm i thonë gjithmonë vetvetes.

“Do të gjej një zgjidhje”

Njerëzit që kanë sukses, nuk e mendojnë dështimin. Në vend të kësaj, ata përgatiten për pengesat. Ata e dinë se do të ketë sfida dhe se duhet t’i gjejnë vetë zgjidhjet. Dhe në vend që të mendojnë për humbjen, përgatiten për momentet e vështira. Ata i thonë vetes “Do të gjej një zgjidhje, pavarësisht gjithçkaje.“

“Çdo gjë në botë është ndërtuar nga njerëz jo më të zgjuar se ju”

Njerëzit që i arrijnë qëllimet e tyre nuk e shohin botën si të ngurtë. E shohin botën vazhdimisht në lëvizje dhe të gatshme për një tjetër ide të shkëlqyer. Ata e shohin veten si personi i përshtatshëm për ta bërë idenë që kanë realitet. Kur kupton se bota është krijuar nga njerëz të tjerë njësoj si ty, njerëz që u zgjuan një mëngjes dhe vendosën të punojnë pa reshtur drejt vizionit të tyre, është momenti kur do të merrni kontrollin mbi jetën tuaj.

“Kurrë nuk gaboni. Vetëm mësoni”

Njerëzit që arrijnë gjëra të mëdha në jetë ecin me mendimin se çdo gabim kthehet në mësim. Ata nuk ndihen keq me veten kur bëjnë një gabim. Të quash diçka “gabim“ është jo produktive, prandaj quajeni më mirë një mësim.

“Puno fort për të mësuar çfarë nuk di”

Ekziston një mendim i gabuar se të gjithë njerëzit e suksesshëm janë egoistë ose e kanë çdo gjë të parashikuar. Por në fakt ata janë krejt e kundërta. Janë shumë të hapur, të gatshëm për të mësuar gjëra të reja. Ky është ndryshim i madh midis atyre që arrijnë një sukses që zgjat pak në kohë dhe atyre që arrijnë ta mbajnë për një kohë të gjatë. Suksesi ka të bëjë me të qenit i vetëdijshëm mbi dobësitë e tua dhe gjërat që mund të përmirësosh. Për ta bërë këtë, duhet të mësosh ato çfarë nuk dini.

“Harrojeni konkurrencën”

Të qenit i fokusuar te konkurrenca për shumë kohë, mund të të bëjë të humbisni përqendrimin dhe të merrni vendime të gabuara. Njerëzit e sukesshëm e harrojnë konkurrencën.

“Merrni kohë për të bërë çdo gjë mirë që në fillim”

Njerëzit e suksesshëm punojnë gjithnjë shumë fort në fillim të çdo projekti, marrëveshje apo punë, për të qenë të sigurt se çdo gjë në vijim do të shkojë mirë. Ata e dinë se nëse i bëjnë gjërat mirë që në fillim, kanë bërë gjysmën e punës. Gjithçka ka të bëjë me vëmendjen që iu kushtoni detajeve.

“Mos harro kurrë se ku e ke nisur”

Njerëzit që kanë patur sukses në jetë, janë gjithnjë shumë të lidhur me fillimet e rrugëtimit të tyre. Ata e kujtojnë gjithnjë se si e kanë nisur çdo gjë. Për të mbajtur suksesin në kohë të gjatë, kjo është pjesa thelbësore e procesit. Duhet të mbani mend se si e keni filluar, dhe të bëni gjithçka për të mos e harruar këtë./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit