7 kg kokainë në Portin e Durrësit, arrestohen 2 kushërinjtë

7 kg kokainë në Portin e Durrësit,…

Shtatë pako me kokainë janë gjetur të fshehura në një furgon mallrash gjatë kontrollit në portin e Durrësit. Furgoni i përket kompanisë ‘Bledi Travel” e cila merret me transportimin e pakove për emigrantët në itinerarin Shqipëri – Itali – Angli.


Kokaina ishte paketuar në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë anti-drogë.
Mësohet se në prangat e policisë deri më tani kanë rënë në pranga dy kushërinjtë (djem tezesh) Arjan Doçi, 38 vjeç dhe Mentor Çuni 39 vjeç, shoferi i furgonit dhe një person tjetër, ndërkohë po vjojnë hetimet për të zbuluar të implikuarit e tjerë të këtij rrjeti të trafikut. Kompania në fjalë rezulton e regjistruar në Angli dhe për këtë është kërkuar bashkëpunimi me homologët atje.


Furgon me targa Angleze i është nënshtruar kontrollit pasi kishte sinjalizime se brenda tij kishte sende të paligjshme. Skaneri ka zbuluar 7 pakot me kokainë poshtë sediljes së shoferit, një fund i dyfishtë në formë xhepi fundor që të ishte e vështirë të identifikohej nga policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit