7 Marsi i mësuesve! Dikur simbol lulet, sot dhurata të shtrenjta e zarf me lekë

7 Marsi i mësuesve! Dikur simbol lulet,…

Si sot e 137 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe. Kjo ditë u shënua si ngjarje e veçantë në histori që bëri realitet përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.

Prej 137 vitesh 7 Marsi njihet si festa e mësuesit, një festë kjo që festohet në të gjithë vendin dhe shoqërohet me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit të cilët rrisin, mësojnë dhe edukojnë breza të së ardhmes.

Dikur kjo festë për figurën më të dashur dhe të rëndësishëm të një nxënësi, kishte simbol lulet dhe kartolinat me urime, por tashmë, nga viti në vit sa vjen e po deformohet duke u kthyer më shumë në një festë ku dhurohen para, dhurata të shtrenjta.

7 Marsi një ditë simbolike për të kujtuar e vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave të ardhshëm. Festa e mësuesit organizohet në shkollë, me koncerte dhe aktivitete të ndryshme.

Mësuesi është baza ku një fëmijë merr edukatën dhe njohurinë më të madhe për jetën pasi kohën më të madhe e kalon në bankat e shkollës, por festa e tyre po shndërrohet në një tarifë të shtuar për shumë familje shqiptare.

Këta të fundit në shumë raste edhe pse në pamundësi ekonomike, detyrohen t’u japin para fëmijëve të tyre për të blerë dhurata për mësuesit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit