7 muaj nga vdekja e Jonada Avdisë, Prokuroria e Vlorës e paqartë për akuzën ndaj Arjan Tase

7 muaj nga vdekja e Jonada Avdisë,…

Kanë kaluar rreth shatë muaj nga vdekja e Jonada Avdia, vajza e mitur që po pushonte me familjen në Potam. Hetimet e Prokurorisë së Vlorës kanë mbeur në vendnumëro, pasi ende nuk është e qartë vepra penale ndaj ish-shefit të komisariatit të Himarës, Arjan Tase.

Dyshohet se institucionet po mundohen të mbulojnë çështjen për ta nxjerr Tasen të pafajshëm. Agjensia Kombëtare e Bregdetit ka dërguar me urgjencë në Prokurorinë e Vlorës një dokument ku ka treguar se pikërisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja, ka pasur një korridor ujor për të lundruar mjetet motorike.

Mbetet e pakonceptueshme sesi një mjet lundrues mund të parkojë në breg të detit, aty ku po laheshin edhe shumë fëmijë të tjerë përveç Jonadës.

Në këtë pikë ka pikëpyetje nga grupi hetimor nëse ndaj Tases duhet të ngrihet akuza e “Vrasjes nga pakujdesia” apo akuza e “Vrasjes së kryer në formën e dashjes indirekte”. Pas burgosjes, Arjan Tase ka pranuar autorësinë e krimit, duke kërkuar falje para kolegëve të tij në Vlorë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit