7 muaj protestë zëri i tyre nuk u dëgjua/ Qeveria iu jep përgjigje në kohë fushate banorëve të Bërxullës

7 muaj protestë zëri i tyre nuk…

Prej 7 muajsh banorët e Bërxullës kanë dalë çdo ditë në protestë ndaj qeverisë kundër projektit ‘Thumanë-Kashar’, i cili rrezikon të shemb banesat e tyre. Në këto 7 muaj askush nga qeveria dhe Kadastra nuk iu ka dhënë një përgjigje, madje as nuk ka pranuar të bisedojë me ta për të gjetur një zgjedhje të mesme.

Ndërkohë sot, duke qenë se jemi në kohë fushate dhe shumë pranë zgjedhjeve vendore, banorët kanë marrë një lajm nga Hipoteka.

Ata u takuan me përfaqësues të Hipotekës, të cilët u bënë të ditur se të gjithë banorët, që kanë aplikuar do t’u certifikohen pronat. Duke e quajtur një lajm të mirë, banorët thonë se kanë shpresa e se janë qetësuar, mirëpo ende i bëjnë thirrje Qeverisë dhe ministrisë që të ndalojë projektin që prek pronat e tyre.

“Sot u bë i mundur takimi, u bënë të ditura problematikat, dolëm në përfundimin, të gjitha banorët që kanë bërë aplikimet për pronat do të certifikohen, edhe ato që nuk kanë bërë aplikim janë brenda kohës për të bërë aplikimin dhe për t’i certifikuar të gjitha pronat. Ishte një lajm i mirë. Jemi të qetësuar. Na thanë hajde në zyrë për çdo plan që lidhet me hipotekën”, thotë një prej banorëve.

Ndërsa disa prej tyre thonë se janë ende skeptik nëse ky premtim do të mbahet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit