7 persona marrin peng 35-vjeçarin në Tiranë për t'i grabitur pasurinë

7 persona marrin peng 35-vjeçarin në Tiranë…

7 persona kanë marrë peng një 35-vjeçar në Tiranë duke e kanosur për t’i marrë pasurinë.

Sipas policisë personat e përfshirë në këtë ngjarje janë Aleksandër Osmani 37-vjeç, Astan Pirraci 50-vjeç të dy banues në Tiranë, ndaj tyre është vendosur masa ‘arrest në burg’ dhe janë prangosur. Në pengmarrje janë përfshirë dhe Naim Qarri, 52-vjeç, Sajmir Kolaveshi 42-vjeç dhe Adem Metkola  46-vjeç, të cilët janë lënë në masën ‘arrest shtëpie’.

Në kërkim për rastin vijojnë të jenë Hektor Xhecuka i nohur si Tori Xhecuka 36-vjeç, dhe Fredi Keta 49-vjeç. Ndaj këtyre personave rëndojnë veprat penale ‘Shtërngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe ‘heqja e paligjshme e lirisë”.

Ende nuk dihet kush është 35-vjeçari i marrë peng nga shtetasit e mësipërm.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “The debt”.

Ekzekutohet masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 2 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “The debt”. Në kuadër të këtij operacioni:

-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: A. O., 37 vjeç, A. P., 50 vjeç, banues në Tiranë.

-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: N. Q., 52 vjeç, S. K., 42 vjeç dhe A. M., 46 vjeç.

Punohet për kapjen e shtetasit T. Xh., alias H. Xh., 36 vjeç, dhe F. K., 49 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga nenet 109/b dhe 110/2 të Kodit Penal.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit