7 shqiptarë kandidatë për zgjedhjet parlamentare në Greqi, kërkojnë mandatin e deputetit

7 shqiptarë kandidatë për zgjedhjet parlamentare në…

Greqia mban të dielën e 21 majit zgjedhjet parlamentare. Në këtë garë pjesë e fushatës elektorale dhe e listës për t’u votuar janë edhe shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë. Ata janë fëmijë emigrantësh të larguar nga Shqipëria e që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj.

Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik. Ndërkohë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia. Sidorela Kalthi garon për Partinë Komunsite greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.

Komuniteti shqiptar në Greqi e konsideron shumë pozitiv kandidimin e shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare greke, si shenjë e integrimit dhe përfshirjes në jeten sociale dhe politike. Sipas Televizonit Tribuna që trasmeton në gjuhë shqipe në Athinë, që nga viti 2011 e deri më 31 dhjetor të viti të shkuar, nënshtetësinë greke e kanë përfituar 115.815 shtetas shqiptarë. Rreth 87 mijë nga kjo kategori emigrantësh shqiptarë sipas përllogaritjeve parapake kanë të drejtën e votës në zgjedhjet paramenatre greke të 21 majit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit