7 të burgosur të regjimit “41-bis” hyjnë në grevë urie, kërkojnë plotësimin e disa kërkesave

7 të burgosur të regjimit “41-bis” hyjnë…

Rreth 7 të burgosur të regjimit “41-bis”, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin kanë kaluar në grevë të pjeshme urie. Nga ky institucion mësohet se të burgosurit prej 2-3 ditësh kanë refuzuar ushqimin, por jo ujin dhe kafen, ku këtë të fundit e shoqërojnë edhe me sheqer.

Ata kanë refuzuar ushqimin pasi janë kundër aplikimit të regjimit “41-bis”, i cili parashikon izolimin e rreptë për ta. Kundërshti kanë shprehur edhe për kontrollet e shpeshta që janë kryer me urdhër nga vetë institucioni. Në grevë urie pa afat kanë kaluar: Albert  Kupa, Sokol Mjacaj, Aldo Hoxha, Anterio Koaloshi, Fatmir Pjetro, Erion Veziaj dhe Nikolin Topalli.

Në një kërkesë drejtuar Drejtorisë së Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë, 7 të dënuarit kanë parashtruar 4 kërkesa. Ata kërkojnë që tu lejohet futja e ushqimit nga familjarët, të lejohen të blejnë ushqime, të kenë ndriçim të hapur nga dritarja dhe jo me zgarë si dhe tu lejohet të shohin TV. Për këtë pikë, ata kujtojnë vendimin e AMA-s, që u lejon të burgosurve të shohin deri në 5 kanale, kryesisht programe edukuese.

Të burgosurve u lind e drejta t’i drejtohen gjykatës për pretendimet e tyre dhe nëse do u plotësohen apo jo këto kërkesa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit