7 vite burg për ish-prokuroren Speciale të Maqedonisë së Veriut

7 vite burg për ish-prokuroren Speciale të…

Gjykata në Maqedoninë e Veriut shpalli fajtorë sot të akuzuarit në rastin “Zhvatja”, Bojan Jovanovski dhe ish-prokuroren speciale Katica Janeva. Siç raportojnë mediat maqedonase, Jovanovski u dënua me 9 vite burg ndërsa Janeva u dënua me 7 vite burg.

Gjykata e shpalli fajtor Bojan Jovanovskin për veprat e kryera penale “marrje të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm” dhe për “pastrim parash”, ndërsa Katica Janeva për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve”.

Ish prokurorja Janeva nuk ishte e pranishme gjatë seancës ku u dha dënimi, pasi kishte dorëzuar shkresën se nuk mund të merrte pjesë për arsye familjare.

Në përshkrimin e aktit të aktakuzës të ngritur nga Prokuroria për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, thuhej se i akuzuari Jovanovski, ka ndikuar tek e akuzuara Janeva, që ajo të sjellë masa më të buta kundër një biznesmeni, i akuzuar në hetimin “Perandoria”, nisur nga ish-Prokuroria Speciale Publike.

Janeva dhe Jovanovski para gjykatës i kanë mohuar akuzat dhe theksuan se nuk e kanë kryer veprën. Gjykimi për rastin “Zhvatja” filloi në nëntor të vitit të kaluar.

Aktakuza ishte për tre persona. Në seancën e parë për këtë rast i akuzuari Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin dhe u dënua me 3 vite burg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit