7 vjet e 4 muaj burg 'skifterit', vodhi 29 banesa në Gjermani

7 vjet e 4 muaj burg ‘skifterit’,…

 7 vjet e 4 muaj burg është dënimi i dhënë nga Gjykata e Posaçme për Gentian Durakun.

Ai u shpall i fajshëm për “vjedhje me pasoja të rënda”, në bashkëpunim dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Gentjan Duraku akuzohej për vjedhjen e 29 banesave të shtetasve të ndryshëm gjermanë në territorin gjerman gjatë viteve 2015-2017, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me shtetasit shqiptar Ervis Dalipaj dhe Nihat Xhaferaj, të cilët janë dënuar nga Gjykata e Offenburgut, Gjermani.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit