
Mijëra Paletinezë kanë lënë shtëpitë e tyre orët e fundit duke u zhvendosur nga veriu i rripit të gazës në jug ndërsa Izraeli po përparon me ofensivën e tij ushtarake dhe furnizimet me ushqim janë pakësuar.
Më shumë se 70 përqind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh kanë lënë shtëpitë e tyre dhe numri i lëvizjes drejt jugut është rritur ndjeshëm teksa Izraeli po lufton me grupimin Hamas dhe situata humanitare po bëhet gjithnjë e më e rëndë.
Gjithashtu pak më parë Egjipti ka dënuar me forcë heshtjen ndërkombëtare për shkeljen e ligjeve ndërkombëtare për të drejtën humanitare.
“Ajo që po bën qeveria Izraelite tejkalon të drejtën për vetëmbrojte” – deklaron Ministri i punëve të jashtme të Egjiptit Sameh Shoukry në konferencën e mbajtur nga Presidenti Emmanuel Macron.
Në orët e fundit numërohen mbi 15 mijë Palestinezë të zhvendosur në jug të Gazës.