72-vjeçari lyen me benzinë gruan, i vë flakën

72-vjeçari lyen me benzinë gruan, i vë…

Një 72-vjeçar u prangos mëngjesin e sotëm, pasi tentoi të vrasë bashkëshorten e tij, duke e djegur me benzinë.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin P. J., 72 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër, pasi ky shtetas për motive të dobëta ka djegur me lëndë djegëse (benzinë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit