Shtohet misteri për helmimin e qindra qytetarëve në Deçan, ja çfarë nxorën analizat që iu bënë ujit

Shtohet misteri për helmimin e qindra qytetarëve…

Ka disa ditë që banorët e Decanit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa dyshohet se janë helmosur nga uji. Së fundi kanë rezultuar negative edhe analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit.

Këtë e ka konfirmuar Adnora Nurboja nga IKSHPK, me ç’rast rezulton se uji në Deçan, nuk është i infektuar.

Ajo tutje ka shtuar për Klanin se pavarësisht këtyre rezultateve, ditëve në vazhdim do të merren sërish mostra për testim.

Analizat janë kryer në laboratoret mikrobiologjike të IKSHPK-së, për të mësuar nëse ky rast ka të bëjë me kontaminim.

Edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani kishte thënë se rezultatet që kanë dal fillimisht në lidhje me helmimin në Deçan nuk japin pistë se helmimi ka ardhur nga uji.Ai theksoi se kjo nuk do të thotë se infeksioni nuk është nga uji por se analiza të tjera do të vazhdojnë të bëhen për të gjetur shkakun.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit