73 pasgoditje në 48 orë, çfarë po ndodh në Greqi që po shqetëson sizmologët

73 pasgoditje në 48 orë, çfarë po…

Mëngjesin e së shtunës Greqia u godit nga një tërmet të magnitudës 4.6 Rihter. Lëkundja sizmike u regjistrua në Evia, ndërsa u pasua me 73 pasgoditje.

Lëkundja metasizmike më e fortë kishte magnitudë 4.5 Rihter, raporton protothema.gr. Sizmologët kanë analizuar pasgoditjen dhe janë në gatishmëri të aktivitetit sizmik në zonë, për të nxjerrë konkluzionet e tyre, nëse do të ketë tërmet tjetër të fortë ose jo.

Profesori i Gjeologjisë, Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe presidenti i OASP, Efthymios Lekkas, shkoi dje në Evia dhe bisedoi me autoritetet lokale atje.

Sizmologu tha për protothema.gr se “duhet të kalojnë edhe 24 orë të tjera, për të pasur një panoramë të qartë të aktivitetit sizmik.Për momentin aktiviteti sizmik ka qenë i kufizuar dhe po monitorojmë fenomenin. Nuk duhet të ketë arsye të veçanta për shqetësim”.

Nga ana e tij , drejtori i kërkimit të Institutit Gjeodinamik, Athanasios Gkanas, tha se çarja që shkaktoi tërmetin ndodhet pranë fshatit të Vasilikës.

Eksperti tha se bëhet fjalë për një çarje relativisht të vogël, që në të kaluarën nuk ka shaktuar tërmmete të mëdha.

Kjo çarje nuk ka pasur shumë aktivitet në të kaluarën. Për shkak se ka pasur dy tërmete të së njëjtës madhësi në të njëjtën zonë prej 4.5 Rihter, duhet të jemi pak të kujdesshëm pa pasur ndonjë arsye për shqetësim të veçantë”, tha Athanasio Gkanas.

Sipas ekspertit “kjo zonë nuk mund të prodhojë tërmet të madh se 6 Rihter”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit