73-vjeçari i akuzuar për përdhunim: Vajza drogohej, i dashuri e ka mashtruar

73-vjeçari i akuzuar për përdhunim: Vajza drogohej,…

7 muaj më parë, qyteti i Sarandës u trondit nga historia e adoleshentes 17-vjeçare që akuzonte mikun e familjes së saj, Bajram Tusha (73 vjeç) se kishte abuzuar seksualisht me të.

Situata ka më shumë dritëhije, pasi vajza ka kërkuar urdhër mbrojtje nga prindërit e saj që i ka akuzuar gjithashtu së bashku me 3 komshi për dhunë ndaj saj dhe shfrytëzim. Prindërit e vajzës, Vullnet dhe Edlira Bekteshi, hedhin akuza për të dashurin e vajzës, Gentian Ruci. Ata mendojnë se 34-vjeçari, që është i lidhur me vajzën, e ka droguar me gjilpëra dhe e mban nën kontroll.

Nga ana tjetër,Bajram Tusha ka dalë nga burgu dhe qëndron në arrest shtëpie. Ai është kthyer në banesën e tij dhe nuk pranon akuzat. E veçanta? Bajrami dhe prindërit e vajzës kanë sërish marrëdhënie pozitive mes tyre.

Tusha ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live” ku shprehet se nuk e ka përdhunuar vajzën dhe se ka qëndruar me të, vetëm në praninë e babait të saj.

“E kam ndihmuar atë familje me çfarë kam mundur. Që në 2010 i njoh, nuk kam patur hyrje e dalje që në fillim. Vajza më ka ndihmuar me punët e shtëpisë, kur ka qenë babai dhe vëllai i saj në prani”, tha Barjami.

Ky i fundit shtoi se vajza ju kishte thënë se po njihte një djalë, dhe ai e babai i saj, i kishin thënë që ta njihnin edhe ata.

“Vajza solli djalin, e na tha se ishte nga Tepelena, polic. ‘E do vajzën’, i thashë. “Vdes për të”, thanë të dy, e përqafoheshin para nesh. Ata kishin kohë që drogoheshin, mesa kuptova unë. E mori 3-5 net dhe pastaj e mori dhe se solli më. Kur e merrnim në telefon thoshin se jemi në Gjirokastër, jo andej. Ju thashë se ata po na mashtrojnë. Kur i thamë se do të merrnim policinë, ai e solli vajzën. Por donte të vinte në darkë që ta merrte, se do e çonte për prostitutë në Itali”, rrëfeu Tusha.

73-vjeçari shton se një natë kur po ruante vajzën në shtëpi, ajo donte që të ikte me të dashurin dhe i ka thënë “është jeta ime, nuk pyes as ty dhe babain”.

“Do marr 10 milionë lekë nga Gentian Ruçi që t’ju fus juve në burg. Mua s’më shkonte në mendje se ajo fliste me të vërtetë. Kur erdhi babai i saj, ajo nisi duke bërtitur më përdhunojnë babi me Bajramin. Policia nuk vinte. Djali gjuante me gurë, mua më kapi në kokë. Unë gjuajta pastaj me çifte në ajër. Për ta trembur thashë do të gjuaj këmbëve dhe u largua menjëherë, shtoi ai.

Burimi: Gazeta Shqip

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit