73-vjeçari shqiptar në Itali përplaset për vdekje nga treni

73-vjeçari shqiptar në Itali përplaset për vdekje…

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali. Në Vercelli, pranë Castelnovettos, Xhevdet Zena, me banim në Robbio, u përplas nga treni që udhëtonte nga Pavia në drejtim të Vercelli rreth orës 18:00.

73-vjeçari ishte në Robbio për të kaluar pushimet me vajzat e tij dhe po ecte në këmbë i vetëm në errësirë. Ai është vonuar dhe familjarët ngritën alarmin për zhdukjen e tij.

I ndjeri u kishte thënë familjarëve se do të shkonte në Nicorvo me tren, nga Robbio, dhe pastaj do të bënte një shëtitje dhe do të kthehej në këmbë.

Mësohet se goditjet kanë qenë fatale për të moshuarin, i cili ndërroi jetë në vend. Policia italiane ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit