74% e bizneseve nuk kanë fuqi punëtore, të rinjtë "ankohen' për rrogën e ulët

74% e bizneseve nuk kanë fuqi punëtore,…

Shqipëria po përballet me një problem thelbësor këtë vit, me mungesën e fuqisë punëtore.

74% e sipermarresve vendas shprehin si problem tepër të rëndësishëm sigurimin e fuqisë punëtore.

Raporti punëdhënës-punëmarrës nuk funskionon dhe përfshin rreth 250 sipërmarrës dhe 260 të rinj të anketuar gjithsej.

Sipërmarrësit rendisin si arsyen kryesore të mosfunksionimit të raportit punëmarrës-punëdhënës, mospërputhjen e sistemit arsimor me nevojat e biznesit, sa i përket pritshmërive në aspektin e kualifikimit të fuqisë punëtore.

Nga ana tjetër, edhe të rinjtë kanë kërkesat e tyre ndaj punëdhënësve.

Pagat e ulëta mbeten faktori dominues, gjë që çon dhe në largimin nga vendi apo emigrimin drejt shteteve kryesisht Europiane.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit