“75% monoksid karboni” | Zbardhet ekspertiza për vdekjen e 4 turistëve rusë

“75% monoksid karboni” | Zbardhet ekspertiza për…

Misteri për shkakun e vdekjes së 4 turistëve rusë vijon ende, teksa akoma nuk ka një version përfundimtar lidhur me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e 15 tetorit 2021, ku në hotelin luksoz “Gloria Palace” ndërruan jetë në mënyrë të dyshimtë 4 turistë rusë,  Ekaterina Burenkov, Natalia Burenkov, Nikita Belousov dhe Sergei Burenkov. 

Tashmë që kanë kaluar thuajse 40 ditë nga kjo ngjarje e rëndë, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka arritur të përcaktojë shkakun fillestar të vdekjes së tyre. Nga ekspertiza rezulton se trupat e ndjerë të turistëve, është konstatuar 75% monoksid karboni.

Ndërkohë pas zbardhjes së kësaj ekspertize, janë rrëzuar poshtë të gjitha dyshimet e ngritura më herët, se vdekja mund të kishte ardhur nga përdorimi i tepruar i klorit dhe këtë e ka rrëzuar një kompani e certifikuar ndërkombëtarisht.

Gjithashtu shkaku i vdekjes së rusëve nuk ka qenë as ndonjë reaksion apo helmim nga ushqimi që kanë konsumuar. E ndonëse e gjithë kjo ekspertizë është kryer nga një kompani e certifikuar ndërkombëtarisht dhe ka hedhur poshtë dyshimet e ngritura, Prokuroria ka thirrur në ndihmë Ministrinë e Mbrojtjes.

Mësohet se organi hetues bashkë me Shërbimin Sekret të Ushtrisë do të kryejnë një eksperiment hetimor në të njëjtat kushte që ka ndodhur ngjarja, për të provuar nëse dyoksidi i karbonit, është shkaktuar në ajër si pasojë e keqfunksionimit të kaldajës në hotel dhe mungesës së sistemit si duhet të ventilimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit